INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta lëshon deklaratën e fortë: Për zgjidhjen e krizës jap dorëheqjen nga posti i Presidentit

Meta lëshon deklaratën e fortë: Për zgjidhjen e krizës jap dorëheqjen nga posti i Presidentit

Publikuar më: 22:07 11-05-2017

Edhe para se të zgjidhej President i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta ka luajtur një rol kyç në lidhje me përpjekjet për të zgjidhur krizën politike në vend mes mazhorancës dhe opozitës. Tashmë, presidenti i sapo zgjedhur, ka lëshuar një deklaratë të fortë, që për të mirën e vendit dhe zgjidhjen e krizës, është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen nga ky post.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Top Story’ Meta theksoi se për këtë lëvizje nuk e ka problem as ai dhe as LSI, me qëllim që të shpëtojnë zgjedhjet dhe imazhi i vendit.

“Unë jam shumë i kujdesshëm dhe ajo është një nga deklaratat më të kujdesshme të LSI-së. Ne bëmë të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demonstrimin nga ana e saj të vullnetit maksimal të përfshirjes. Pavarësisht nga debatet e forta që unë kam pas më zotin Rama për këto çështje, nuk mund të them që ai nuk bëri përpjekjet e tij aq sa mund të bëhet. Ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Pranoi një shtyrje të zgjedhjeve. Nëse sot duhet posti i Presidentit të ardhshëm, unë e jap dorëheqjen, nuk e kam problem as unë as LSI. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet e imazhin e vendit”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826