INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Kroacia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë [VIDEO]

Meta: Kroacia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 18:51 18-07-2018

Presidenti Ilir Meta dhe homolgia kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, kreu i shtetit Ilir Meta i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin e dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kroacia ka qenë dhe mbetet mbështesë e fortë e hapjes se negocitave me BE-në ", pohoi Presidenti Meta.
Ndërsa Presidentja kroate ka vlerësuar vendimin për Shqipërinë, ndërsa u shpreh e gatshme për ndihmën e Kroacisë në këtë rrugëtim.
"Dëshiroj t’ju përgëzoj për vendimin e Këshillit që hap rrugën për hapjen e negociatave në qershor 2019. Ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë për çdo gjë që ju keni nevojë gjatë rrugës tuaj", tha Kitaroviç.

Takim i Presidentit mr Ptrsidenten Kroate from Elton Cara on Vimeo.

 

meta_ok_presidente_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025019645690918