INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta flet për herë të parë për kufijtë: Cënon stabilitetin, në rrezik parimet e BE

Meta flet për herë të parë për kufijtë: Cënon stabilitetin, në rrezik parimet e BE

Publikuar më: 09:17 29-08-2018

Ka reaguar për herë të parë për debatin mbi korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai u shpreh kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se cënon stabilitetin dhe rrezikon parimet e BE.
‘’Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitetin e rajonit por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot. Dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitetit. Ai është parakusht për integrimin evropian të të dy vendeve. Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB-së. Kosova është sot anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës dhe garancive të rëndësishme ndërkombëtare, Plani Ahtisari e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës, i cili legjitimoi të përputhshëm me të Drejtën Ndërkombëtare Pavarësinë e Kosovës.’’
Këto deklarime Presidenti Meta i beri për "Albanian Daily News". Meta tha se nuk duhet të cënohet sovranitet i Kosovës, ndërsa mbështeti qëndrimin e qeverisë shqiptare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717