INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta firmos ''live'' dekretin e bën shqiponjën

Meta firmos ''live'' dekretin e bën shqiponjën

Publikuar më: 09:01 10-06-2019

Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për mediat tha se kriza politike dhe rreziku i një konflikti civil mes tyre, ka detyruar atë që të marrë veprimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i shtetit firmosi “live” para kamerave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa në fund përshëndeti qytetarët me simbolin e shqiponjës dykrenare, duke përcjellë edhe njëherë mesazhin se Shqipëria dhe stabiliteti i saj është mbi çdo interes tjetër.

“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit. Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë, për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”,- tha kreu i shtetit.

metaaa_firma_dy.jpegMeta-ok-2-675x450.jpegmetaaaaaaaaaaaaa.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0027389526367188