INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta apelon sërish: Ti japet fund antagonizmit të paprinciptë politik

Meta apelon sërish: Ti japet fund antagonizmit të paprinciptë politik

Publikuar më: 09:22 17-09-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sërish ka bërë apel për klasën politike për t’i dhënë fund antagonizimit e të kthejë vëmendjen tek njerëzit që po largohen nga vendi.

Këtë thirrje Meta e ka bërë ndërsa ka shpërndarë një kronikë të “Zërit të Amerikës” mbi largimin masiv të shqiptarëve drejt vendeve të tjera.
“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve”, shkruan ai.
Meta thotë se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi por të kërkojnë ndryshim për këtë situtatë. "Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi!”, shprehet Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994