INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta akuza të forta ndaj Bashës: LSI nuk merr lekë për të futur deputet në listë apo kryetar bashkie

Meta akuza të forta ndaj Bashës: LSI nuk merr lekë për të futur deputet në listë apo kryetar bashkie

Publikuar më: 22:33 08-06-2017

Në emisionin “Opinion” Ilir Meta në kundër përgjigje të deklaratave Bashës është shprehur se LSI nuk merr lekë për të bërë deputetë, duke sulmuar indirekt kreun e PD-së për marrje lekësh për listën e deputetëve. Indirekt Meta i ka vazhduar akuzat duke thënë që kjo nuk ndodh vetëm për listën e deputetëve, por edhe për të qenë kryetar bashkie.

Meta: Dhe meqenëse është marrë shumë me LSI-në do ti them që LSI-ja nuk merr lekë për të futur deputet në listë.

Fevziu: Çfarë po thoni që Basha merr lekë për të futur në listë?

Meta: Nuk e di këtë duhet ta gjejnë demokratët. LSI nuk ka marrë lekë për të vendosur deputet, nuk ka marrë lekë për të vendosur kryetar bashkie.

Fevziu: Çdo të thotë kjo?

Meta: I dhashë një përgjigje, kaq

Article Logic
Execution time: 0.0016958713531494