INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Met Gala 2018: Këto ishin yjet e veshura më mirë që parakaluan në tapetin e kuq [FOTO]

Met Gala 2018: Këto ishin yjet e veshura më mirë që parakaluan në tapetin e kuq [FOTO]

Publikuar më: 10:45 08-05-2018

Harrojeni Halloween-in sepse imagjinata më e shfrenuar e veshjeve ndodh në maj... në Met Galanëvjetore.

Të hënën e parë të muajit maj u mbajt mbrëmja e njohur globalisht, ‘Met Gala’. Teksa parakalonin në teptin e kuq, yjet bënë që të flitej vetëm për ta dhe veshjen e tyre atë mbrëmje.

Revista People dhe Vogue, kanë zgjedhur të veshurat më mirë të mbrëmjes.

 

Bella Hadid

Bella Hadid u paraqit e veshur me Chrome Hearts Official. Një fustan të zi bust me shkëlqim dhe një bolero të zezë të gjatë bashkangjitur në kokë me një kurorë ari.

bella.jpg

Rihanna

Riri nuk zhgënjen asnjëherë. Veshja e saj ishte tepër madhështore dhe ndër më të komentuarat e mbrëmjes. Këngëtarja u paraqit si një Papë. Detajet e fustanit kishin të bënin me katolicizmin.

ete.jpg

Selena Gomez

Pas vitit të kaluar ku u paraqit në Met Gala e shoqëruar nga partneri i atëhershëm The Ëeeknd, këtë herë këngëtarja shkeli në tapetin kuq e vetme. Ajo kishte veshur një fustan të personalizuar të Coach, duke qenë se ajo është imazh i kësaj marke dhe po planifikon koleksionin e saj të parë për ‘Coach X Selena Gomez’. Fustanin kishte zgjedhur ta kombinonte me bizhuteri të Tiffany@Co. Ndërsa grimi i saj është krtikuar nga fansat pasi efekti i solarit e ka bërë të dukej si një zombie. 

tuytu.jpg

Rita Ora

Rita Ora dukej mjaft madhështore me fustanin e zbukuruar Prada. Edhe pse mediat shkruajtën se ajo për këtë paraqitje u frymëzua nga Beyonce, këngëtarja shqiptare bëri të mbahej mend gjatë kjo paraqitje.

fyiuyik.png

 

Kim Kardashian

Kim Kardashian dukej mahnitëse me fustanin me kryqe ngjyrë ari nga Versace. Ky është viti i dytë që ylli i realit show-t shfaqet në këtë event pa bashkëshortin, Kanye West.

kim.jpg

Kendall Jenner

E veshur e gjitha me të bardha të kombinuar me këpucë Jimmy Choo dhe bizhu të Tiffany&Co, People e fut edhe Kendall Jenner në listën e të veshurave më mirë në këtë event.

kendall.jpg

Jennifer Lopez

Diva Lopez u vesh e gjitha me Blamain të kombinuar me bizhuteri të Tiffany &Co dhe aksesorë nga Jimmy Choo. 48 vjeçarja u shfaq për herë të 10-të në këtë event krah partnerit të saj, Alex Rodriguez.

rtuyt.png

Travis Scott dhe Kylie Jenner

Dukej se ishte mbrëmja e prindërve. Kylie Jenner dhe Travis Svott u shfaqën të veshur me Alexander Ëang të frymëzuar nga elementet ushtarake. Dukeshin një dyshe mjaft simpatike.

kylie1.jpg

 

GiGi Hadid

Barbie Hadid u fut në listën e të veshurave më mirë me fustanin me efekt xhami nga Versace.

gigi1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748