INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Met Elshani sulmohet me armë zjarri, reagon Fero: ''Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë shok...'' [FOTO]

Met Elshani sulmohet me armë zjarri, reagon Fero: ''Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë shok...'' [FOTO]

Publikuar më: 11:51 18-05-2019


Ditën e djeshme, menaxheri i Feros, Met Elshani, është sulmuar nga një grup personash të panjohur me armë zjarri në Prishtinë.

Pas shumë reagimesh dhe statusesh të bëra nga mbështetës të Elshanit, ka reaguar edhe Fero: "Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë shok, por një shok do të jetë gjithmonë një vëlla @mettelshani".

brenda_lajmit.PNG

Kjo situatë, ka shkaktuar zhurmë mediatike, për vetë faktin se është bërë për motive të dobta, sipas Elshanit, i cili ka folur publikisht për "Insajderin":

“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”.

Gjithashtu është për tu theksuar se janë arrestuar katër të rinj nga policia, të cilët dyshohet të jenë agresorët ndaj Met Elshanit.

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508