INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Met Elshani flet për herë të parë pas plagosjes! Ka dy fjalë për personat që e sulmuan

Met Elshani flet për herë të parë pas plagosjes! Ka dy fjalë për personat që e sulmuan

Publikuar më: 20:21 17-05-2019

Mesa duket lajmi tronditës për plagosjen e menaxherit të famshëm të artistëve Met Elshani nuk ka pasur pasoja serioze për jetën.

Fillimisht ai reagoi duke nxjerrë në “Instagram-in” e tij projektin më të ri nga shtëpia diskografike “On Records”, nga Fero dhe Zzap dhe më tej ka preferuar të japë një deklaratë publike për atë se çfarë ndodhi.

Sipas Elshanit, ai nuk i njihte personat që e kanë sulmuar dhe as motivet që i kanë shtyrë.

“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, u shpreh ai për “Insajderin”.

Policia arrestoi katër të rinj: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi, Shpëtim Çakiqi, këta të rinj të moshave 20- 22 vjeç, si edhe një burrë me inicialet Gj. B, 43 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583