INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi është “i pandalshëm”, dy trofe brenda një dite në moshën 31 vjeçare[VIDEO]

Messi është “i pandalshëm”, dy trofe brenda një dite në moshën 31 vjeçare[VIDEO]

Publikuar më: 20:19 12-11-2018

Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, i cili ka shkruar historinë me ekipin e Barcelonës, të cilin ai nuk e ka ndërruar përgjatë gjithë karrierës së tij.

Edhe pse shanset janë që “Topi i Artë” mos të jetë i tiji këtë vit, argjentinasi nuk ndalet në fitimin e trofeve individualë.

Ditën e sotme ai ka fituar dy trofe në një ditë. Atë të golashënuesit më të mirë në Spanjë për sezonin 2017-2018 dhe atë të “Lojtarit të vitit”. Ndërsa kur është pyetur në lidhje me golin më të bukur ai u shpreh: “Nuk më kujtohen shumë, por mendoj se rëndësia e golave vlen më shumë se bukuria”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439