INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni kush voton për të zgjedhur kryetarin e PD. Reagon dhe Patozi... [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 04-07-2017

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu, Jemin Gjana ka bërë publike se kush mund të votojë për zgjedhjen e kreut të ri të demokratëve në 22 qershor. Pika më e debatuar mes demokratëve, ajo e listës së votuesve ka marrë një përgjigje përfundimtare në mbledhjen e parë të komisionit, ku merrnin pjesë edhe dy kandiatët Eduard Selami e Lulzim Basha.
“Listën e votuesve do ta miratojë komisioni jo më vonë se 5 ditë nga data e zgjedhjeve, do të mbajë regjistrin elektronik, deri në datën28 qershor 2017. Pra deri në datën kur janë shpallur kandiatët. Emrin e çdo anëtarit të PD që disponon një kartë anëtarësie, por që nuk është në listën e kandiatëve, këta anëtarë do të paraqiten pranë degës së PD, me dokumentin e anëtarësi, deri në 12 korrik,” tha Gjana.
Ndërkohë kryesitë e degëve të PD në rrethe do të kenë një përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të lidershipit të ri të PD-së.  Po Astrit Patozi që nuk u bë pjesë e garës për lidershipin pasi i refuzuan kërkesat e tij, e një prej tyre ishte dhe rregullimi i listave të anëtarësisë, kritikëve të tij ju jep një këshillë.
“Thoni ç'të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit. Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.Suksese të gjithëve!”

Article Logic
Execution time: 0.0040287971496582