INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni 6 përfitimet që ju sjell çokollata!

Mësoni 6 përfitimet që ju sjell çokollata!

Publikuar më: 11:48 12-09-2019

Të gjithë herë pas here kërkojmë një justifikim të mirë për të konsumuar një çokollatë. Mirëpo, gjithmonë mendojmë: po dieta? Sot përmes këtij artikulli do t’ju bëjmë të ndiheni mirë edhe nëse jeni të fiksuar pas çokollatave.

Jeni të interesuar t’i mësoni 6 përfitimet që ju sjell ajo? Lexoni më poshtë:


Çokollata ndihmon për trajtimin e kollës

Kur kemi kollë, gjëja e parë që mendojmë është çaji, ose uji i ngrohtë më limon dhe mjaltë. Mirëpo, mund të ketë diçka më të shijshme për të kuruar kollën tuaj-çokollata. Profesori Alyn Morice nga Universiteti Hull - një ekspert i vetëshpallur "ekspert i kollitjes" - pretendon se kakaoja është një nga përbërësit më qetësues.

Çokollata është rruga për një zemër të lumtur

Po, është e vërtetë, çokollata mund t’ju çojë në një zemër më të lumtur. Nëse hani 100 gr çokollatë në ditë, keni 11 % më pak të ngjarë të keni një atak në zemër ose goditje në tru. Duket një marrëveshje e mirë për ne.

Anti-plakje

Universiteti i Harvardit ka bërë një studim në vitin 1998 që vërtetoi se ata që kanë konsumuar çokollatë 3 ose më shumë herë në muaj kanë jetuar një vit më gjatë se ata që nuk kanë ngrënë çokollatë, sipas revistaclass. Është provuar gjithashtu se nëse konsumoni 12 katrorë çokollatë çdo ditë, kjo gjë mund t’ju ndihmojë të dukeni dhe të ndiheni më mirë.

Çlirimi nga stresi

Kjo mund të jetë një surprizë për shumë prej jush. Çokollata është e vërtetuar shkencërisht që ul stresin. Mjekët në Amerikë e verifikuan këtë gjë në vitin 2009.

Ju mban të shëndetshëm

Çokollata përmban një antioksidant natyral që ju ndihmon në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Flokë të shëndetshëm

Konsumimi i një çokollate në javë mund të ndihmojë në zvogëlimin e humbjes së flokëve dhe mbajtjen e tyre të buta.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0069561004638672
    array(1) { ["section"]=> string(48) "mesoni-6-perfitimet-qe-ju-sjell-cokollata-102074" }