INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësohet destinacioni i gazetares së njohur, kthim në...

Mësohet destinacioni i gazetares së njohur, kthim në...

Publikuar më: 15:33 11-11-2017

Gazetarja e njohur Mimoza Picari ka lënë drejtimin e emisionit ‘Boom’ në Ora News  duke u larguar që aty me shumë vlerësime për drejtuesit e ketij televizioni.

Burime të newsbomb.al, konfirmojnë se Picari do të kthehet sërish në shtëpinë e saj të vjetër, Top Channel, si kryeredaktore e emisionit “Fiks Fare” , duke qenë nën drejtimin e Filip Çakulit. Është larguar para 8 vitesh nga TCh ku ka dhënë kontribut për një dekadë që nga themelimi.

Rikthimi i Mimoza Picarit në televizionin që ka qenë shumë vite më parë, vjen në një kohë kur nga TCH pati një eksod të madh gazetarësh, ndërkohë që largimet shkaktuan shumë lajme edhe në median online.

Picari, e cila u largua me konsensus nga OraNews, i la vendin Fiori Dardhës.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008