INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt shqiptarë përkujdesën për fëmijët vetëm 10 minuta në ditë [VIDEO]

Meshkujt shqiptarë përkujdesën për fëmijët vetëm 10 minuta në ditë [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 31-08-2017

Të pasurit një fëmijë është përgjegjësi që ndahet në mënyrë të barabartë midis prindërve, por që në Shqipëri kjo detyrë nuk njihet si e tillë.

Sipas një studimi femrat janë ato që i kushtojnë më shumë kohë rritjes dhe përkujdesjes së fëmijës në krahasim me meshkujt.

Nëse do ta përkthenin me shifra do ishte rreth 2.5 orë përkujdesje nga femrat dhe vetëm 10 minuta përkujdesje nga meshkujt në ditë.

Rrjedhimisht në këtë mënyrë femrave i mbetet më pak kohë për tu kujdesur për vetën në krahasim me ato të meshkujve.

Duke përmendur në këtë kontekst se kujdesi i fëmijëve i referohet aktiviteteve si psh përkujdesja, ngrënia e një vakti me ta dhe argëtimi.

Siç shihet edhe në të dhënat e tabelës meshkujt i kushtojnë 19 minuta kujdes fëmijëve nën 7 vjeç, 5 minuta fëmijëve 7-16 vjeç dhe vetëm 4 minuta fëmijëve nën 17 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225