INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt me apo pa mjekër qëndrojnë më shumë në një lidhje serioze? Habit studimi!

Meshkujt me apo pa mjekër qëndrojnë më shumë në një lidhje serioze? Habit studimi!

Publikuar më: 14:29 14-08-2018
Mesa duket nuk ka më dyshim, mjekra te meshkujt ndikon  pozitivisht.
Edhe ju femra që nuk i pëlqeni shumë meshkujt me mjekër, pasi të merrni vesh përfundimin e fundit, do ndryshoni mendim. Intv.al ju sjell një studim të fundit nga Universiteti i Queensland, drejtuar nga Barnaby Dixon, i cili gjeti se  meshkujt me mjekër të dendur kanë më shumë mundësi për të qëndruar në një lidhje të gjatë, krahasuar me meshkujt pa mjekër.
Sipas tyre, sa më burrërorë të jetë një mashkull, aq më shumë tërheqës është në sytë e femrave. Intv.al shton se  meshkujt me mjekër të dendur  japin një sinjal të dominancës dhe të japin ndjesinë e mbrojtjes, që femrat e kanë shumë të nevojshme.
Në këtë studim, sipas intv.al  morën pjesë, 8520 femra të cilat u pyetën sa ndikon pamja e jashtme, në rastin konkret mjekra te jetëgjatësia e një lidhjeje. Përgjigja e tyre ka surprizuar duke konfirmuar, se këta meshkuj qëndrojnë më shumë në një lidhje të gjatë. Intv.al shton se këta meshkuj, kanë më shumë mundësi të jenë më afër martesës, në krahasim më meshkujt pa mjekër. Interesante, ndoshta të gjithë do fillojnë të mbajnë mjekër tani!
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332