INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj shpëtuat! Shpikja revolucionare ju vjen në ndihmë si të kuptoni femrat [VIDEO]

Meshkuj shpëtuat! Shpikja revolucionare ju vjen në ndihmë si të kuptoni femrat [VIDEO]

Publikuar më: 14:07 27-09-2017

Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh meshkujt të thonë që femrat janë të vështira për t’u kuptuar.

Madje mendohet se ato nuk kuptojnë as veten e tyre.

Megjithatë, nëse “ të kuptosh femrën” për meshkujt deri tani ka qenë një mision i pamundur, duke u bërë shkak edhe i konfliketeve apo diskutimeve në çift, teknologjia “ju shpëton jetën”.  Është shpikur “Përkthyesi i gjuhës femërore”.

A keni qenë konfuz nga sjellja e partneres suaj? Do të kishit dashur të kishit një përkthyes për të kuptuar se çfarë nënkupton ajo me atë që ju thotë?  “Manslater” përkthen gjuhën e femrave në fjalët e thjeshta të meshkujve. Më në fund keni fuqinë të kuptoni se çfarë nënkupton ajo. Logjika femërore kalon nëpërmjet një çipi përpunimi duke ua bërë më të lehtë.

Por “Manslater” funksionon edhe për femrat. Më në fund ato mund të mësojnë kuptimin e dyfishtë të asaj që mashkulli i tyre mund t’iu thotë. Manslater mund edhe të personalizohet duke imituar zërat e vërtetë të personave të famshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562