INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj! Ja çfarë duhet të dini dhe si të silleni me partneren gjatë ciklit menstrual

Meshkuj! Ja çfarë duhet të dini dhe si të silleni me partneren gjatë ciklit menstrual

Publikuar më: 11:14 02-06-2017

Ndodh një herë në muaj, por shumë shpesh le shenjë më gjatë.

Për çfarë po flasim? Për sindromën paramenstruale, që e shndërron parteren tënde në një përbindësh. Ç’të bësh? Si të sillesh me të gjatë atyre ditëve?Është bezdia e grave dhe ankthi i burrave. Janë ditët më acaruuese të muajit për një çift. Për çfarë po flasim? Për ditët para ciklit menstrual, që ndryshe quhet sindroma paramenstruale dhe nuk është një legjendë urbane. Gratë mund të jenë mësuar, por herët a vonë edhe burrat gjenden përballë këtij stresi dhe shumë herë nuk dinë si ta përballojnë.

Humori i një gruaje ndikohet në mënyrë të pashmangshme nga ulje-ngritjet hormonale të ciklit të saj, sidomos para se menstruacionet të vijnë. Dhe ndërsa ato nuk e kuptojnë , janë i burrat ata që gjenden përballë një gruaje me të cilën në ato ditë të caktuara nuk dinë si të sillen, sepse është e sigurt se çfarëdo që do bëjnë do t’u quhet gabim.Për të mirën e tyre, nuk është keq që të mësojnë ca strategji, në mënyrë që të shmangin zënkat e konfliktet e kota. Si ta durosh një grua gjatë ditëve të ciklit?

E mira është që të jesh i përgatitur. Mbaj mend datat dhe kujto me përafërsi se cilat janë datat para ciklit. Ekzistojnë disa aplokacione që të ndihmojnë, por kujdes. Ajo nuk duhet ta marrë vesh. Duke e ditur që ajo është “gjatë atyre ditëve”, do jesh i kujdesshëm dhe i duruar.

Karakteristikat e sindromës paramenstruale janë të njëjta për çdo grua: ndryshime të papritura të humorit, acarim, zëri merr ca tone më shumë dhe ndonjëherë ajo gati tërbohet fare. Në këto ditë lëri broçkullat të tipit “kujt i flet ti ashtu? E di ti kush jam unë?”. Nëse ti nuk je një burrë parahistorik, por mashkulli i qytetëruar që jeton me të gjithçka të partneres, mos u hyj diskutimeve të tilla. Ajo po flet me gjuhën e hormoneve. Përpiqu ta qetësosh.

Qetësi
Ndonjëherë qetësia vlen shumë. Më mirë rri pa folur sesa të rrezikosh ta çosh bisedën në ato ujërat e turbullta ku mbizotërijnë pyetjet e saj ironike dhe përgjigjet e tua janë përherë të gabuara, sipas saj. Situata do bëhet dramatike dhe do ketë patjetër sherr. Është shumë e rëndësishme që të mos biesh në grackën e pyetjeve provokuese. Sajo një arsye që të detyron të rrish pa folur. Të tipit: duhet të punoj në kompjuter ose të lexoj.

Kujdes paratë
Fshih kartën e kreditit dhe zbraz portofolin. Gjatë atyre ditëve ajo mund të bëjë një masakër financiare gjatë sulmit të një shoppingu impulsiv. Më mirë mbyll rubinetin, nëse nuk dëshiron që të përfundosh pa këokërr leku.

Ajo ngushëllohet duke ngrënë
Përkëdhele duke i sjellë një kuti me çokollata. Është një antidepresiv natyral dhe qetësues i nervave. Por si përherë, edhe këtu vlen këshilla mos e ekzagjero.
Nëse gjendeni në vështirësi ekstreme, një tufë me lule gjithmonë i qetëson gjakrat. Nëse as kjo nuk funksionin, vini në punë imagjinatën.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822