INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i pilotit për gruan: Po më le, do të përplas avionin

Mesazhi i pilotit për gruan: Po më le, do të përplas avionin

Publikuar më: 15:54 06-03-2016

Një pilot nga Padova përpara se të nisej për një nga fluturimet e tij i dërgoi një SMS bashkëshortes, të cilës i thotë se nëse do ta linte ai do të përplaste avionin bashkë me pasagjerët në bord.

Bashkëshortja e shqetësuar ka lajmëruar policinë, e cila nëpërmjet autoriteteve aeroportuale ka bërë të mundur, mos nisjes e avionit duke e kaluar atë si një shkëmbim piloti, pjesë të një procedurë normale.

Piloti u ndalua në Romë, para nisjes për në Japoni. Kjo ngjarje i përket janarit të vitit të shkuar dhe fatmirësisht nuk pati asnjë pasojë. Lajmërimi i gruas bëri të mundur shmangien e një tragjedie si ajo e 24 muajve, tragjedisë së Germanuings, ku piloti gjerman në gjendje depresioni përplasi avionin me 150 pasagjerë.

Bashkëshortja e pilotit kishte kërkuar procedim ndaj tij, pasi kishte shfaqur shenja depresioni, të cilat ishin thelluar me kërkimin e divorcit.

Piloti u shkarkua nga puna dhe u adresua në një klinikë psikoterapie.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662