INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesa duket ndarja nga Justin Bieber nuk e paska mërzitur fare! Selena Gomez ka një surprizë për ju [FOTO]

Mesa duket ndarja nga Justin Bieber nuk e paska mërzitur fare! Selena Gomez ka një surprizë për ju [FOTO]

Publikuar më: 22:45 14-03-2018

Selena Gomez bashkë me Justin Bieberin së fundmi kanë qenë dy personat më të komentuar në botën e showbizit, në fillim bashkimi e më pas ndarja e përkohshme i kanë vënë të dy personazhet në qendër të thashethemeve nga mediat rozë.

Por mesa duket ndarja për Selenen nuk paska qenë shumë tronditëse, pasi së fundmi ajo ka paralajmëruar në Instagram se së shpejti do t’i kthehet fushës së modës.

Gomez është kthyer në fushën e modës me një projekt të ri, një koleksion i dytë për “Coach” dhe këtë herë përfshinë çanta dhe aksesorë.

Stuart Vevers, drejtori kreativ i firmës është shprehur në një deklaratë për Selenën, "unë gjithmonë dua që të krijoj me Selenën, sepse ajo ka një pikëpamje të forte për krijimin e veshjeve dhe mënyrën si ajo sjell gjëra të reja. Kjo gjë më pëlqen shumë tek ajo.”

Në Instagram, Selena postoi një veshje, duke zbuluar etiketën me emrin e markës, ajo gjithashtu është shprehur: "Jam shumë e emocionuar që jam duke punuar me “Coach” përsëri. Për të krijuar koleksionin tim me Stuart ka qenë një proces i këndshëm dhe pres me padurim që të gjithë të njihen me koleksionin tonë të ri.”

-640-0-5aa8f09c136c8.jpgseli.jpgseli_cover.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627