INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes Marinës dhe Luanës, ja kë zgjedh kushërira e tyre e famshme! [FOTO]

Mes Marinës dhe Luanës, ja kë zgjedh kushërira e tyre e famshme! [FOTO]

Publikuar më: 19:28 05-10-2019

Këtë të premte, e ftuar në emisionin “Pasditja Ime”, “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon ishte këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi.

Në një bisedë në ambjentet e studios dhe redaksisë së saj, me gazetarin Andi Vrapi, Evi ka treguar disa detaje nga jeta e saj personale apo profesionale.

Ndër të tjera, Evi u ngacmua pak edhe për marrëdhënien e saj me dy motrat, njëkohësisht kushërira të saj, Luana dhe Marina Vjollca.

E pyetur se kë do të zgjidhte mes Luanës dhe Marinës, Evi u përgjigj kështu:

 “Nuk e di, janë shumë të mira të dyja. Luana është shumë e shkathët, ka energji shumë të mirë. Marina nxjerr shumë mirësi, ka organizim. Janë shumë të mira dhe kanë stile të ndryshme.”

Pra siç mund ta kuptoni, zgjodhi Luanën. Apo jo? 

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215