INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes Elvana Gjatës dhe Dua Lipës, Dafina zgjedh këtë si të preferuarën e saj [FOTO]

Mes Elvana Gjatës dhe Dua Lipës, Dafina zgjedh këtë si të preferuarën e saj [FOTO]

Publikuar më: 13:07 17-02-2017

Dafina dallon si një vajzë që e shpreh lirshëm atë që mendon dhe nuk ka aspak xhelozi.

Ajo nuk ishte vetë e pranishme në “Grammy”, por zgjodhi  të preferuarën e saj mes dy shqiptareve të tjera që parakaluan në tapetin e kuq.

“Grammy” u komentua shumë si event por edhe vetë personazhet që ndodheshin aty. Ndër to, edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Elvana Gjata. Ishte hera e parë që kjo e fundit ishte e pranishme në një event të tillë me përmasa  ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e saj bëri mjaft bujë në mediat shqiptare. Ajo që u përfol  ishte edhe paraqitja e dy vajzave ndaj edhe intv.al i vuri përballë duke shtruar pyetjen:"Elvana Gjata apo Dua Lipa, cila u prezantua më bukur në tapetin e kuq të Grammy Awards? Komentoni të preferuarën tuaj...

Dhe ndër komentuesit ka qenë edhe vetë këngëtarja, Dafina Zeqiri e cila tregoi zgjedhjen e saj me anë të një komenti të bërë në foton e postuar nga intv.al.  Pyetjes se cila prej tyre u prezantua më mirë, Dafina i është përgjigjur duke shkruar thjesht “Dua”. Kjo ndoshta edhe nga marrëdhënia shoqërore që dy këngëtaret kanë me njëra-tjetrën.

16584853_1927608244192073_4421788673704460288_n.jpg

 

jhmbkjk.png

gbvj_b.png

fghgjfb.png

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273