INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrte 250 paund në javë! Si e bëri Cristiano Ronaldo të famshme shitësen e butikut, Georgina Rodriguez! [FOTO]

Merrte 250 paund në javë! Si e bëri Cristiano Ronaldo të famshme shitësen e butikut, Georgina Rodriguez! [FOTO]

Publikuar më: 17:13 25-09-2019

Sot ajo është një prej femrave më të lakmuara në botë, pasi jeton mes luksit dhe famës. Por dikur jeta e Georgina Rodriguez nuk ka qenë e lehtë.

Para se të njihej me Cristiano Ronaldon, bukuroshja punonte si shitëse në një butik, ku njohu edhe yllin portugez.
25-vjeçarja bënte një jetë të thjeshtë dhe sipas mediave britanike paguhej 250 paund në javë. Ndërkohë që sot e dashura e yllit të futbollit bën blerje me shuma marramendëse. Fati ishte shumë bujar me Georginën, sepse takimi me Ronaldon i ndryshoi jetën tërësisht.

Modelja ka një fëmijë me Ronaldon, ndërkohë po ndihmon yllin që të rrisë edhe 3 fëmijët e tij të tjerë. Ajo bën një jetë luksoze, mes udhëtimeve në vendet më të shtrenjta dhe vëmendjes së madhe mediatike.

Veshjet e saj sot janë ndër më të shtrenjtat, që nga Chanel, Gucci, Balenciaga. Gjithashtu shijon udhëtimet me superjahtin dhe makinat luksoze të futbollistit.

Article Logic
Execution time: 0.007343053817749