INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrte 2 milionë lekë për 1 vend pune, arrestohet drejtoresha në Berat

Merrte 2 milionë lekë për 1 vend pune, arrestohet drejtoresha në Berat

Publikuar më: 13:31 27-10-2018

Është arrestuar drejtoresha e Qendrës Sociale për punë dhe mirëqenie në Berat.  50 vjeçarja Tatjana Toska, ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej se kishte marrë ryshfet kundrejt një vendi pune.

Gruaja 50-vjeçare akuzohej për korrupsion pasiv dhe mashtrim pas publikimit të rastit në një emision investigativ, ndërkohë që gjykata e Shkallës së Parë Berat kishte caktuar masën “Arrest me burg” për të.

Artur Mejdani ka denoncuar më 2 tetor drejtoreshën, pasi sipas tij ai u detyrua t’i jepte 2 milionë lekë të vjetra Tatjana Toskës, për një vend pune shofer në Shoqatën Kombëtare “Për mirëqenie dhe përkujdesje sociale”. Por pas disa muajsh, veç parave të marra kredi, Arturi nuk merrte as rrogën.

Article Logic
Execution time: 0.0023279190063477