INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr presidencën e OKB-së, Londra 'mërzit' Serbinë. Nuk dëshiron që të përfshijë në debat Kosovën

Merr presidencën e OKB-së, Londra 'mërzit' Serbinë. Nuk dëshiron që të përfshijë në debat Kosovën

Publikuar më: 09:34 01-08-2018

Britania e Madhe nuk dëshiron të përfshijë një debat mbi Kosovën në agjendën e presidencës së ardhshme të atij vendi mbi Këshillin e Sigurimit të OKB në gusht. Sipas të përditshmes Vecernje Novosti, Londra ka marrë një vendim të tillë "sepse beson se situata në Kosovë është e mirë dhe nuk ka nevojë për këtë diskutim". Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç thotë se kjo kthesë e ngjarjeve pritej dhe se Britania e Madhe "nuk është e interesuar për pozitën serbe". "Për ne, ky është një mesazh i qartë," tha Daçiç për gazetën e Beogradit. Artikulli shton se një diskutim rreth agjendës të OKB-së për tre muajt e ardhshëm po zhvillohet dhe se Londra nuk e ka emëruar çështjen e Kosovës, por Rusia dhe Kina janë kundër kësaj dhe se rezultati duhet të njihet deri në fund të javën. Sesioni i fundit i dedikuar për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mbajt më 15 maj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se ai "sigurisht po përgatitë raportin e tij të rregullt tremujor mbi situatën në Kosovë". Sipas Vecernje Novosti, nëse nuk ka debat për Kosovën në gusht (gjatë presidencës një-mujore të Mbretërisë së Bashkuar), edhe në shtator nuk do të ketë asnjë diskutim të tillë , kur SHBA të marrë drejtimin
"Mungesa e sinqeritetit"
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç të martën komentoi lajmin se Londra nuk dëshiron që situata në Kosovë të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB. "Unë e konsideroj këtë si të pavlerë ... sidomos tani që vjen nga një vend që po largohet nga BE," tha Brnabiç. Ajo kujtoi se një samit i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u mbajt në qershor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit. "Nuk mund ta kuptoj se si në një anë dikush dëshiron kërkon të organizojë një takim të tillë, dhe nga ana tjetër nuk dëshiron ta përfshijë temën e Kosovës në agjendë. Kjo është politikisht e pavlerë dhe e pasinqertë" tha Brnabiç.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146