INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund tmerri i

Merr fund tmerri i "Balenës Blu" tre vjet burg për krijuesin e lojës

Publikuar më: 09:18 20-07-2017

Është dënuar me tre vjet burg, pas pranimit të fajësisë, krijuesi i lojës së frikshme që qarkulloi në rrjetet sociale “Balena Blu”.
 
Kjo lojë e frikshme shkaktoi me dhjetra viktima dhe për këtë u dënnua Philipp Budeikin 22-vjeçar i njohur me nofkën “Philipp Lis (dhelpra), i cili ishte arrestuar gjatë vitit të kaluar, kurse gjykata e akuzonte se ishte administratori kryesor i lojës, që  nxiste të rinjtë të kryejnë misione të rrezikshme që në fund rezultonin me vetëvrasje, shkruan DailyMail.
 
Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në vende të ndryshme të Rusisë, dhe cilësohej si truri i lojës që u shpërnda në masë të gjerë dhe pati të prekur edhe në Shqipëri.
 
22-vjeçari ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse.
 
“Ai i ka quajtur viktimat e lojës si mbeturina biologjike dhe që ishin të kënaqur se po vdisni dhe se loja ishte shoqëri spastrimit”, kanë thënë hetuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119