INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund dilema e madhe! Zbuloni pse meshkujt preferojnë më shumë brunet se biondet

Merr fund dilema e madhe! Zbuloni pse meshkujt preferojnë më shumë brunet se biondet

Publikuar më: 22:51 28-03-2018

Gjithmonë ka ekzistuar një “luftë” e fshehtë mes biondeve dhe bruneve, për bukurinë apo inteligjencën. Bazuar në bindjen e krijuar prej kohësh, femrat bionde janë të bukura, por jo shumë të zonjat nga ana e intelektit. Ndonëse ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të ndikojë në kapacitetin e tyre mendor, ndoshta të gjithë janë mësuar të mendojmë gjithmonë diçka të tillë… por në fakt mund të mos jetë e vërtetë.

Ja arsyet pse meshkujt preferojnë më shumë brunet se biondet

1-Brunet janë më misterioze
Sipas sondazheve të shumtë, femrat brune janë më të rezervuara në lidhje me gjërat e tyre. Ato japin më pak informacion te të tjerët. Misteri i tërheq meshkujt!

2-Brunet ecin me bukurinë e tyre, si nata
Nëse biondet bëjnë figurë ditën, e kundërta ndodh me brunet. Ato ndriçojnë me sensualitetin e tyre më shumë natën. Biondet janë pranvera dhe vera, ndërsa brunet janë vjeshta e dimri.

3-Shfaqin më shumë personalitet
Femrat brune përcjellin më shumë personalitet në sytë e meshkujve bukuroshë. Një mashkull tërhiqet nga një femër, e cila rrezaton një karakter të fortë, shkruan iconstyle.

4-Burrat i konsiderojnë brunet si nënat më të mira për fëmijët e tyre
Ky përfundim del nga një studim i udhëhequr nga Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në “Journal of Social Psychology”. Mesa duket, për ta brunet janë më të përgjegjshme për familjen.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707