INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel “kërcënon” Erdoganin: “Lironi gjermanët e arrestuar ose do të marrim masa”

Merkel “kërcënon” Erdoganin: “Lironi gjermanët e arrestuar ose do të marrim masa”

Publikuar më: 11:55 02-09-2017

Situata mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdon të jetë në tension të vazhdueshëm, aq sa kancelarja gjermane, Merkel tha se qeverisa e saj është duke e “menduar përsëri” raportin që ka me Turqinë. Ajo ka kërkuar një pushim në negociatat e Bashkimit Europian me Turqinë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë. Gjithsej 12 shtetas gjermanë janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh. Duke folur mbrëmë në një tubim në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendojë përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496