Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3 Albania”, Meriton Mjekiqi, ishte i ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku refuzoi të komentonte marrëdhënien e dikurshme me Ilnisa Agollin.
Nuk vonoi as reagimi i gazetares, e cila në një postim në “Instastory” shkroi “ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.
Për këtë, ajo u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi postimin e saj.
“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.
Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment”, tha Ilnisa.
“Dashuria zgjat ose përgjithmonë ose të paktën deri në fundjavë. Kjo e imja nuk kapi as të shtunën, kështu që të dielën bëra plane të tjera”, vijoi duke thënë Agolli.
E pyetur nëse është penduar për lidhjen, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” tha: “nuk shquhem si njeri që pendohem”.
“Çfarë është ajo gjë që ty të ka vrarë më tepër në periudhën që ke ndenjur me Meritonin, është një gjë që ti ke thënë ‘sikur këtë nuk duhej t’a bëja”, ndërhyn më pas Rozana Radi.
“Nëse do t’i rikthehesha të shkuarës nuk do të fshija me gomë asgjë nga ato që kam bërë. Unë shquhem si një vajzë e fortë dhe vajzat e forta janë ato që i dalin ballë çfarëdo lloj ndjenje”, tha Ilnisa, të cilën menjëherë Rozana e pyet:
“Sa herë e ke falur Meritonin gjatë lidhjes që keni patur bashkë?”.
“S’ka patur nevojë, e rëndësishme është që njeriu të fali veten”, u përgjigj gazetarja e njohur.









24 Oct 2025 





