INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menjëherë pas bashkëpunimit të Mozzik dhe Kida-s, Loredana paralajmëron projektin me yjet me famë ndërkombëtare!

Menjëherë pas bashkëpunimit të Mozzik dhe Kida-s, Loredana paralajmëron projektin me yjet me famë ndërkombëtare!

Publikuar më: 20:31 03-07-2020

Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga projekti më i fundit i Kidës dhe Mozzik i titulluar ‘PP’, edhe Loredana ka zbuluar bashkëpunimin e saj të radhës me dy këngëtarë të huaj, Kc Rebell dhe Summer Cem.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj një video ku shfaqet me kolegët e saj duke kënduar dhe duke treguar se kjo është një ditë e zakonshme.

Siç duket ndonëse Mozzik vazhdon me projektet e albumit të tij më të fundit në Shqipëri, të cilat janë kthyer menjëherë në hite, edhe ish-partnerja e tij nuk ka ndërmend të ndalet.

Nuk dihet nëse kjo “përplasje” e dy emrave të njohur është thjesht një rastësi, apo Loredana dhe Mozzik kanë vendosur ta sfidojnë kështu njëri-tjetrin në muzikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.009835958480835