INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendonit se Arbana dhe Alketa janë rivale? Komenti i kësaj të fundit i konfirmoi të gjitha [FOTO]

Mendonit se Arbana dhe Alketa janë rivale? Komenti i kësaj të fundit i konfirmoi të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 13:10 06-01-2019

Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë parë gjithmonë si dy rivale shumë të forta në ekrane të ndryshme. Të dyja njihen si moderatore të zonjat dhe publiku gjithmonë e ka pasur të vështirë të bëjë dallimin mes tyre.

Mirëpo asgjë nuk qenka ashtu si e kemi menduar pasi duket se mes tyre ekziston një miqësi e mirë, që përkthehet në mbështetje.

Më anë të një komenti Alketa ka zbuluar marrëdhënien mes tyre duke uruar Arbanën për sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.

“Suksese me rikthimin dhe shpresoj që do marrësh më shumë kohë në ‘Top Channel’ këtë vit se të takon. Njerëzit të duan” , ka shkruar Alketa duke lënë edhe një mesazh për drejtuesit e “Top Channel”.

Ndërsa Arbana e ka falenderuar duke i thënë se sa e mirë tregohet gjithmonë.

arbana.png

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008