INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mendonin se kisha vdekur!' Aurela Hoxha rrëfen problemet serioze me alkoolin [FOTO]

'Mendonin se kisha vdekur!' Aurela Hoxha rrëfen problemet serioze me alkoolin [FOTO]

Publikuar më: 22:45 17-11-2018

Showgirli- i njohur Aurela Hoxha ka treguar një episod vërtet të frikshëm që i ka ndodhur në ditëlindjen e vëllait të saj që ndodhet në Amerikë.

E ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ajo tregoi se shkak për këtë u bë marrëdhënia e saj e keqe me alkoolin.

Aurela u shpreh se rastet kur ajo pi janë shumë të rralla por ajo ka rrëfyer një episod kur e kishte tepruar dhe ishte bërë aq keq, saqë vëllezërit mendonin se kishte vdekur:

“Në ditëlindjen e vëllait në SHBA, shkova surprizë dhe gjatë festës një grua që punonte aty tha, t’i duhet të pish ndonje gotë sepse ne jemi mbledhur për të resepktuar vëllain tënd. Unë piva dy gota dhe u bëra shumë keq. U zgjova në shtrat dhe të gjithë ishin tmerruar, vëllezërit menduan se kisha vdekur.

Por kur u zgjova i thash që të qetësohen sepse e kam vetëm nga alkoli”, përfundoi Aurela, e cila me sa duket duhet të mendohet mirë para se të pijë një gotë.

aurelaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443