INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se është njeriu i jetës, cilat janë 5 gjërat që duhet të dini para se të dashuroheni me një Peshore

Mendoni se është njeriu i jetës, cilat janë 5 gjërat që duhet të dini para se të dashuroheni me një Peshore

Publikuar më: 18:01 26-09-2019

Personat e lindur në shenjën e Peshores, i përkasin një shenje e cila njihet për aftësinë e saj për t'u përshtatur me situatat. Peshoret janë shenja më sociale e horoskopit, dhe takimin e parë nuk keni pse ta shihni si të vështirë, pasi dinë se si t’i japin jetë bisedave. Por pavarësisht paqes dhe harmonisë që i karakterizon, duhet të dini se çfarë ju pret nëse dashuroheni me persona të kësaj shenje.

1 – Janë të pavendosur: Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që u bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet.

2 – I urrejnë konfliktet: Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kush ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqes, pasi në të kundërt do ju tregojnë derën.

3 – Janë detaistë të tmerrshëm: Një Peshore nuk mjaftohet kurrë me pak. Ata duan të përfshihen kudo. Sigurisht në gjërat që i interesojnë. Ata duan detaje, fakte, çdo gjë për të cilën mendoni se është e parëndësishme për Peshoret është e kundërta.

4 – Janë flirtues të lindur: Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet.

5 – janë dëgjues të shkëlqyer: Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që vërjani veshin gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768