INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendimi i analistëve shqiptarë për Himarën kur flasin për ERT greke

Mendimi i analistëve shqiptarë për Himarën kur flasin për ERT greke

Publikuar më: 15:21 07-12-2016

Ekipi i televizionit grek ERT ka udhëtuar në Tiranë dhe Himarë duke marrë në intervistë banorë të zonës së Himarës dhe më pas edhe në Tiranë u pyetën gazetarë, analistë e aktivistë të shoqërisë civile se çfarë mendimi kanë për këtë veprim të Qeverisë Shqiptare, një aksion që në fakt ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himarë.
“ERT” është televizoni shtetëror grek, i cili ka publikuar reportazhin e bërë në Shqipëri pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës për prishjen e banesave në Himarë.

Ja ç’kanë thënë analistët:
Andi Bejtja është shprehur se Rama nuk është nacionalist dhe nuk duhet marrë seriozisht nga autoritetet greke. Për shembull, Vuçiç thotë Bejtja nuk e merr seriozisht e pranon që është lider botëror dhe marrëdheniet me Serbinë po përmirësohen. Ndërsa për prishjen e banesave në Himarë thotë: “Këtë nuk e konsideroj provokim të Ramës, provokim quaj faktin kur Kryeministri në mënyrë të panevojshme bëhet per pak minuta historian, duke iu referuar shënimit të tij në Facebook për Akropolin”.
Ndërsa i pyetur për situatën e Shqipërisë, analisti Artur Zheji shprehet: Unë them që ka një varg dështimesh, qoftë në reformën në shëndetësi, qoftë në reformën për të luftuar trafikun e drogës, qoftë në reformën për një bum ekonomik”.
Kurse gazetari, Frrok Çupi mendon se situata në Shqipëri është shumë keqe, sa i përket gjendjes ekonomike, stabilitetit dhe marrëdhënies me Qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721