INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendi se ju shkon ters?! Ja disa mënyra se si të ''zhdukni'' energjinë negative nga jeta juaj

Mendi se ju shkon ters?! Ja disa mënyra se si të ''zhdukni'' energjinë negative nga jeta juaj

Publikuar më: 14:25 10-06-2019

Shtëpia jote mund të jetë e mbushur me energji negative. Kjo mund të vijë me një shenjë të thjeshtë, mjafton të mos ndiheni rehat në shtëpinë tuaj. Mbase kurrë nuk ke ndaluar për të menduar gjëra të tilla! E në fakt, diçka e tillë është më e përhapur se ç’mendojmë ne. Megjithatë, eliminimi i energjisë negative është diçka e thjeshtë, mjafton të përqendroheni në disa pika të shtëpisë. Kështu, do ndjesh ndryshim të humorit tënd. Kjo vlen për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të bëjnë diçka duke ndryshuar gjërat e vogla!

1. Lini ajrin të qarkullojë

Ajri i pastër është diçka shumë e mirë. Hapni dyert dhe dritaret e përpiquni të ajrosni çarçafët dhe jastëkët.

2. Ndizni shkopinj aromatikë

Shkopinjtë aromatikë janë shumë të përdorshëm kur duam të meditojmë apo kur duam të bëjmë gjëra të tjera për të evoluar shpirtërisht!

3. Asgjë të thyer në shtëpi

Nëse keni diçka të thyer apo të prishur në shtëpinë tuaj, o duhet ta rregulloni, ose hidheni fare.

4. Organizim

Mbase nuk e mendon kurrë, por rrëmuja është në gjendje të shkaktojë konfuzion mendor. Ndaj, rregulloni ambientin ku rrini dhe do ndiheni shumë më mirë.

5. Një zile në dhomë

Nëse prekni një zile në një vend të caktuar të shtëpisë, energjia negative zhduket.

6. Kripa kokërrmadhe

Ky marifet është shumë i vjetër, por funksionon vërtet, sepse gurët e kripës janë përgjegjëse të përthithjes së energjisë negative. Vëre në çdo cep të dhomës.

7. Pasqyrat

Ndryshe nga ç’mund të imagjinoni, pasqyrat janë përgjegjëse për gjërat e mira që ndodhin në shtëpi. Ato ndihmojnë në mirëfunksionim të mirë të mendjes.

8. Mbani bimë në shtëpi

Nuk ka gjë më të mirë se të investoni për të pasur bimë në shtëpi, pasi sjellin shumë energji pozitive.

9. Ndrysho vendin e objekteve

Rinovoni energjinë duke sjellë ndryshime të vogla në dhomë.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996