INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i VIP-ave i rikthehet përplasjes me Nora Istrefin, bën deklaratën e fortë

Menaxheri i VIP-ave i rikthehet përplasjes me Nora Istrefin, bën deklaratën e fortë

Publikuar më: 22:35 12-07-2022

Pak kohë më parë Nora Istrefi u përplas me menaxherin e VIP-ave, Alesio Aliajn, pasi ky i fundit deklaroi se këngëtarja e kishte nxjerr me humbje gjatë një koncerti në Australi. Gjithashtu ai tha se Norës i mungon serioziteti në punë. Nga ana tjetër këngëtarja i konsideroi të pavërteta deklaratat e tij.

Së fundmi, Alesio ishte i ftuar në “Pushime On Top”, ku iu rikthye dhe një herë tjetër përplasjes me Norën. Ai tha se deklaratat e tij kanë qenë plotësisht të vërteta.

“Qëkur kam ardhur në Shqipëri deklarata ime e parë ka qenë nëse s’më njeh mos më gjyko, por gënjeshtra s’kam thënë kurrë”, u shpreh Alesio.

Article Logic
Execution time: 0.0028681755065918