INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melisa tha që s’do bashkëpunonte KURRË me të, por mos vallë TAYNA sapo i’u përgjigj në këtë mënyrë?!

Melisa tha që s’do bashkëpunonte KURRË me të, por mos vallë TAYNA sapo i’u përgjigj në këtë mënyrë?!

Publikuar më: 13:30 07-03-2021

Pas largimit nga “Përputhen”, Melisa është bërë pjesë e muzikës. Vetëm para disa ditësh, ajo publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “U kry”, këngë e cila ishte numër 1 në “Trending Youtube”.

Së fundmi, ish-konkurrentja ka dhënë një intervistë për “Prive”. Në rubrikën “60 sekonda”, ajo është pyetur se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Si për çudi, Melisa tha emrin e Taynës, por nuk dha asnjë arsye për këtë.

Sigurisht që kjo deklaratë nuk u prit mirë nga fansat e reperes, mirëpo kjo e fundit ka bërë një postim që është interpretuar si një kundërpërgjigje ndaj Melisës.

Tayna ka shpërndarë në Instastoryn e saj një postim të “Billboard Albania”, në të cilin thuhet se Tayna është artistja numër 1 në Shqipëri për momentin.

Të jetë vallë një thumb për Melisën? Këtë do e marrim vesh në postimet e tjera, pasi me siguri vajzat do reagojnë sërish.

svvv.png

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865