INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melankoli në rrjet! Pasi Avici u nda nga jeta, ja çfarë fjalë prekëse i ka dedikuar e dashura...[FOTO]

Melankoli në rrjet! Pasi Avici u nda nga jeta, ja çfarë fjalë prekëse i ka dedikuar e dashura...[FOTO]

Publikuar më: 21:31 22-04-2018

Ditën e premte bota e showbizz-it u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të DJ me famë botërore Avici.

Dj suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjend i vdekur dhe aludimet e para që mediat ndërkombëtare cilësuar si shkaktar i kësaj humje të parakohshme ishte konsumimi i tepërt i alkoolit nga ana e të ndjerit.

Ndërsa disa burime pranë Avicit, u shprehën se bëhej fjalë për një overdozë pasi edhe në të kaluarën, DJ luftoi me varësinë ndaj drogës ku u shtrua në spital dy herë.

Kjo humbje e parakohshme tronditi fansat e shumtë të Dj në të gjithë botën por një nga personat që është prekur më shumë nga kjo humbje është dhe e dashura e të ndjerit Avici.

Rrjeti është publikuar nga melankolia dhe kjo për faktin pasi Emily ka publikuar në Instagram disa fotografi, ku të dy shihen të dashuruar marrëzisht dhe vajza ka vendosur ti dedikojë disa fjalë vërtet prekëse.

”Eja zemër mos u dorëzo, më zgjidh mua dhe unë do të ofroj dashuri. Këto janë fjalë nga një këngë që Tim e shkroi për mua, do doja të kisha jetuar rreth tyre. Për dy vjet ne ishim së bashku, ai ishte shoku im më i afërt dhe më i mirë. Falemnderit të gjithëve për fjalët e mira. Më zgjoni kur gjithçka të mbaroj sepse nuk dua që kjo të jetë e vërtetë”, ka shkruar Emily Goldberg në postimin e saj.

U prefsh në paqe Avici! Botës së muzikës do ti mungojë shumë një mega yll si ty...

cvbcvbdf.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492