INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan Markle 'hedh nga froni' kate Middleton! Amerikania është zyrtarisht e para në këto sondazhe

Meghan Markle 'hedh nga froni' kate Middleton! Amerikania është zyrtarisht e para në këto sondazhe

Publikuar më: 20:17 20-06-2019

Kur vjen fjala tek shija në veshje, të dyja e kanë treguar se ajo nuk i mungon aspak; megjithatë duket se nga dy dukeshat e familjes mbretërore britanike, ajo që arrin të tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve me kombinimet e saj, është Meghan Markle!

Dukesha e Sussex-it rezulton më influencë më të madhe në këtë drejtim sesa kunata e saj, Kate Middleton.

Sa herë që Meghani shfaqet në publik, veshjet që ajo mban tërheqin masivisht fansat dhe shiten në kohë rekord në site-t online.

Në 2018-tën, kërkimet në internet për Meghanin dhe stilin e saj të veshjes u rritën me 216%, ndërsa ato për Kate me 119%.

Veshja më e kërkuar e Meghanit rezulton ajo që mbajti në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së princit Charles.

auto_meghan-fustani1561044766.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391