INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan Markle dhe Prince Harry do të bëhen prindër, por shpërthejnë kritikat ndaj tyre [FOTO]

Meghan Markle dhe Prince Harry do të bëhen prindër, por shpërthejnë kritikat ndaj tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:48 16-10-2018

Ditën e kaluar lajmi që Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle është në pritje të një fëmije ka lumturuar të gjithë Britaninë por oborri mbretëtor u kritikua për njoftimin.

Dhjetra gra të irrituara shkruan në rrjetin social Twitter se ishte një vendim i gabuar që ky lajmërim të bëhej me 15 tetor, ditën e fundit të javës ndërkombëtare të përkujtimit të humbjes së fëmijës. Datat 8-15 tetor synojnë ndërgjegjësimin për kujdesin e femrave gjatë shtatzënisë si edhe përkujtimin e bebeve të humbura gjatë ose menjëherë pas lindjes.

Për shumë komentuese, zgjedhja e kësaj date për të bërë pikërisht një lajmërim të tillë është e trishtë për shumë nëna që kanë humbur bebet e tyre.

“Disi e pandjeshme të lajmërosh një shtatzëni mbretërore në ditën e fundit të javës së përkujtimit të humbjes së një fëmije. 15 tetori është një ditë e veçantë për prindërit kundrejt engjëjve të tyre. Nuk prisnit dot 1 apo 2 ditë?” ,-shkruan një vajzë në Twitter.

 meghan.png

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004