INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megan Fox në pritje të fëmijës së tretë, por kush është babai?

Megan Fox në pritje të fëmijës së tretë, por kush është babai?

Publikuar më: 19:34 12-04-2016

Megan Fox së bashku me kolegun e saj, Will Arnett, promovuan filmin e tyre të ri “Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the shadows, në CinemaCon, Las Vegas, ditën e hënë. E veshur me një fustan Versace, të zi, aktorja 29 vjeçare tregoi barkun e saj të fryrë. Fox është shtatzënë, në pritje të fëmijës së tretë.

Ende nuk dihet se kush është babai, sepse Megan nuk ka konfirmuar asgjë. Në gushtin e kaluar njoftoi ndarjen nga Brian Austin Green, bashkëshorti i saj prej 5 vitesh, me të cilin ka edhe dy fëmijë, Noah 4-vjeç dhe Bodhi 2.

Çifti në fjalë nuk e kanë bërë të ditur arsyen e ndarjes, por burime pranë tyre shprehen se ka qene faji i aktores, për shkak se ishte shumë e përkushtuar në profesionin e saj dhe donte të fitonte role të reja në Hollywood. Ish-bashkëshorti i saj, Brian, është shprehur se Megan po linte shumë pas dore familjen dhe kjo shkaktoi zënka të mëdha mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432