INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mega-operacion në Itali/ Sillnin drogë nga Hollanda, arrestohen 39 persona midis tyre 29 shqiptarë

Mega-operacion në Itali/ Sillnin drogë nga Hollanda, arrestohen 39 persona midis tyre 29 shqiptarë

Publikuar më: 20:58 11-03-2019

Një mega-operacion antidrogë në Brescia të Italisë ka çuar në pranga 39 persona, mes tyre 29 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, hetimi kishte kohë që kishte nisur nga policia e vendit fqinj, ndërsa dyshohet se grupi e merrnin drogën nga Holanda dhe e sillnin në Itali.

Të përfshirë në hetim janë gjithsej 39 persona, ndërsa për katër të tjerë u vendos arrest shtëpie dhe për tetë të tjerë u vendos detyrim paraqitje.

29 të arrestuarit shqiptarë rezultojnë me precedentë të mëparshëm lidhur me trafikun e drogës, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555