INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet serbe zbulojnë 'Listën e zezë

Mediet serbe zbulojnë 'Listën e zezë" ? Ja kush janë zyrtarët e lartë që u ndalohet hyrja në Kosovë

Publikuar më: 12:25 25-11-2018

Serbia ka nisur një fushatë agresive ndaj Kosovës pas aplikimit të taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Mediet serbe kanë aluduar se posedojnë një listë me emrat e zyrtarëve më të lartë të Serbisë, të cilët sipas tyre u është ndaluar hyrja në Kosovë. Gazeta e Beogradit “Novosti” shkruan sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”. “Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në vendkalimet, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin nga vendkalimet kufitare”, shkruan gazeta serbe.

fotot_ee.jpg

Sipas kësaj gazete, “në listën që ka arritur të siguroj janë zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministren Ana Brnabiç, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”. “Në "Listën e zezë"nga kabineti i kryeministres Brnabiç janë: Ivica Daçiç, Nebojsha Stefanoviç, Rasim Lajiç, Zoran Mihajlovië dhe Aleksandër Vulin. Përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë: Presidentja Maja Gojkoviç dhe zëvendësit Verolub Arsiç, Vladimir Marinkoviç, Gjorgje Miliçeviç, Verica Radeta dhe Gordana Çomiç si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliq Preliç, katër gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj Dragomir Milojeviç, dhe disa sekretarë shtetërorë, ndihmës ministra …”, shkruan gazeta. Sipas kësaj gazete me këtë veprim, autoritetet e Kosovës kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit që ka të bëjë me vizita zyrtare dhe e cila është në fuqi që nga viti 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725