INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat ndërkombëtare lavdërojnë Rita Orën! Kanë disa fjalë edhe për turin e saj: ''Provokuese në skenë...''

Mediat ndërkombëtare lavdërojnë Rita Orën! Kanë disa fjalë edhe për turin e saj: ''Provokuese në skenë...''

Publikuar më: 19:52 23-05-2019

Rita Ora prej kohësh tashmë është një këngëtare, të cilën famën e saj e ka shpërndarë nëpër të gjithë botën.

Nisma më e fundit e këngëtares është turi që ajo ka ndërmarrë nëpër të gjithë Evropën i quajtur: “Phoenix”.

Media prestigjioze “The Guardian” i ka kushtuar një artikull pikërisht turit të saj, duke theksuar se Rita është në një formë të shkëlqyer.

“Në epokën e ekonomisë së koncerteve të kontratave zero-orë dhe natyra e ngutjes për biznesin, bën që puna e dikujt të hiqet me ndërprerje.

Edhe këngëtarja e lindur në Kosovë, Rita Ora bëri aktivitete të shumta jashtë programeve pas debutimit të saj në vitin 2012: veprimi, modelimi dhe prezantimi vetëm sa arriti të mbante kokën mbi parmakun e pop-kulturës.

Qëndrueshmëria e saj është e admirueshme, ajo kohët e fundit është bërë artistja britanike me më së shumti “UK Top 10” në histori të top-listave, pavarësisht se nuk lëshoi album për plot gjashtë vjet, deri kur publikoi “Phoenix” vitin e kaluar.

Koha e gjatë që i duhej për të publikuar albumin e dytë, po festohet në mënyrë më të mirë.

Në koncertin që e mbajti së fundi në Britani, ajo kaloi një 90 minuta me performancë të jashtëzakonshme me hitet e saj, ndërsa ishte veshur me një minifund dhe çizme të gjata.

Rita këndon me përpikmëri dhe shpeshherë bën lëvizje provokuese gjatë vallëzimit, ndërsa bën atmosferë duke kënduar bashkë me turmën në koncert.” – shkruan prestigjiozja britanike për këngëtaren me origjinë kosovare.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107