INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e britanike zbulojnë fenomenin e ri, të huajt po blejnë shtëpi në Shqipëri[FOTO]

Mediat e britanike zbulojnë fenomenin e ri, të huajt po blejnë shtëpi në Shqipëri[FOTO]

Publikuar më: 10:32 08-06-2018

Britanikia Telegraph ka shkruar një material të hollësishëm në lidhje me vendin tonë. Si fillim e nis me një sugjerim: Vizitoni shtetin e moçëm shqiptar. Një grup i madh, prej 13 personash nga mosha 40 deri në 70, vizituan Shqipërinë dhe ata janë autorët e këtë artikulli. Shqipëria i mahniti britanikët, aq sa njëri prej vizitorëve ka blerë një shtëpi në Durrës, dhe shkrimi vijon me itinerarin e Durrësit, për të cilën vizitorët përshkruajnë bulevardin Epidam me të gjitha kafenetë që e rrethojnë.

Pjesë nga shkrimi:
“Durrësi është pikërisht ajo çfarë mund të presësh nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerë të shumtë popullonin portin e Durrësit, ndërsa tragetet presin që nisen drejt Barit apo Anconas.Trafiku rëndohet në rrugët e ngushta. Turistët akomodohen në hotelet e ndërtuara pas 1992 me rënien e komunizmit.
Amfiteatri i Durrësit shpalos një histori me shumë kapituj. Jo vetëm atë romane (duke qenë se u ndërtua ne kohë e perandorit Trajan), por edhe epokën Bizantine, dhe periudhën otomane që filloi të përhapej në shekullit e 15. Arena u mbulua në shekullin 16, ku mbi të u ndërtuan shtëpi.”


Pjesë e grupit ishte dhe një eksperte e historisë antike, Carolyn, e cila ka punuar për Muzeun e Birtanisë dhe që ka shërbyer si guidë në udhëtime në destinacione si Irani apo Arabia Saudite. Ajo e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa që ka blerë një shtëpi në Durrës.
Njohuritë e saj i testuan në Lezhë, 72 km në veri të Durrësit, ku ajo tregoi se problemi kryesor me iliriët ishte se nuk kishin një kulturë të shkruar.
Udhëtimi në Shqipëri përfundoi me një viztë në kryqytete, ku përshkruhet se Tirana është një qytet plot gjallëri, me baret që mbizotërojnë në zonën e Bllokut.
“Muzeu Kombëtar, në kryeqytet, hedh dritë për epokën ilire. Në brendësi ka armatime bonzi të shekullit të tretë para erës sonë, helmeta dhe armatime të tjera, memoriale përkujtimi për njerëzit e rënën në luftë, dhe ornamente të tjera të shekullit të pestë para erës sonë, etj,” thekson shkrimi i Telegraph.

shqipppok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986