INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat angleze: “Zgjidhni Shqipërinë, se nuk do të pendoheni”

Mediat angleze: “Zgjidhni Shqipërinë, se nuk do të pendoheni”

Publikuar më: 14:27 01-08-2017

Alistair Campbell:

“Nëse ende nuk keni prenotuar pushimet, provoni Shqipërinë. Askush nuk është penduar”!
Kjo është ftesa e sinqertë e Alistair Campbell kushtuar vendit tonë, i cili është botuar në “theneweuropean” një media me peshë në angli. Në një reportazh të gjatë kushtuar vendit tonë, është bërë një pasqyrim i plotë jo vetëm i asaj që të ofron turizmi por dhe jeta politike në vend, e për këtë ftesa e Alistair Campbell është e drejtpërdrejtë.
Alistair Campbell:
“Dakord, le t’i lëmë shakatë dhe steriotipet mënjanë… Shqipëria”
Alistair Campbell në reportazhin kushtuar vendit tonë ka renditur 5 arsye se përse anglezët dhe pse jo europpianët duhet të vendosin që pushimet verore ti kalojnë në Shqipëri.
Alistair Campbell:
“Së pari, edhe me paundin e dobësuar nga Brexit, është përsëri lirë, krahasuar me shumë destinacione të tjera popullore në Europë, ku stërlina sot blen më pak. Së dyti, klima dhe ushqimi janë Mesdhetare. E treta, ndonëse për mua asnjë panoramë në botë nuk mund të mposhtë malësitë skoceze, Lord Bajroni kishte të drejtë kur shkruante se malet e Shqipërisë i afrohen shumë. Së katërti, mbeten disa plazhe fantastike të pashfrytëzuara. Së pesti, njerëzit janë vërtet shumë të sjellshëm dhe mikpritës”.
E në fund Alistair Campbell ka një premtim për të gjithë ata që pas këtij shkrimi do të vendosin që pushimet verore ti kalojnë në Shqipëri.
Alistair Campbell:
“Ju këshilloj që të shkoni dhe ta njihni vetë. Do të përfundoni duke e dashuruar po aq sa e dashuroj unë. Jua premtoj!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0037658214569092