INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media në përkeqësim, Freedom House: Shqipëria shumë hapa pas

Media në përkeqësim, Freedom House: Shqipëria shumë hapa pas

Publikuar më: 09:27 27-04-2016

Shqipëria e fundit në rajon sa i përket lirisë së mediat. Këto janë të dhënat e publikuara nga Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara. Sipas Freedom House, edhe kosova ëshët më mirë se Shqipëria, ndërsa këto dy vende janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.

Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero është rezultati më pozitiv, ndërsa 100, rezultati më i keq.

Shqipëria renditet pas Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.  Nga vendet e rajonit,  vetëm Maqedonia mbetet prapa Shqipërisë.

Një vit më parë Shqipëria dhe Kosova  ishin radhitur në vendin e 98-të.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932