INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më trego çfarë SMS-je dërgoni të të them çfarë çifti jeni!

Më trego çfarë SMS-je dërgoni të të them çfarë çifti jeni!

Publikuar më: 20:34 22-08-2018

Studimet tregojnë se gjatësia e mesazheve apo mënyra sesi dërgohen tregojnë shume për marrëdhënien qe ju keni me partnerin.

Sipas studimeve, janë femrat ato qe dërgojnë mesazhet e para me tekstin "Te dua". Natyra dhe numri i sms-ve ndryshon ne funksion te kohëzgjatjes se lidhjes dhe varen edhe nga seksi i dërguesit. Ne fillim janë meshkujt ata qe dërgojnë me shume te tilla, ndërsa pas gjashte muajsh gjithçka ndryshon.

Gjatësia gjithashtu ndryshon me kalimin e viteve bashke. Pas 3 vitesh, fjala "Ok" behet me e zakonshmja sesa "Ne rregull dashuria ime, zemra ime, lepurushi im...". Kur fjala "Pazar" behet e zakonshme, kjo tregon se lidhje po behet gjithnjë e me e qëndrueshme. Për femrat, mesazhet për te kërkuar falje, për te zgjidhur një konflikt, për te marre vendime, etj, tregojnë se lidhja po ecën si duhet.

Teknologjia luan sot një rol te rëndësishëm ne ecurinë e lidhjes dhe mënyra sesi çiftet dërgojnë sms-te ka ndikim tek ata. Personat qe dërgojnë shpesh mesazhe përkundrejt partnerit janë zakonisht ata qe nuk kane siguri për lidhjen qe kane krijuar. Personat qe kane besim tek njeri-tjetri dhe qe gjerat ju ecin si duhet janë me te matur, nuk flasin neper mesazhe për tema delikate dhe te rëndësishme dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë ne çdo moment. Një këshillë e vyer e dale nga studimet është: "Nëse nuk keni diçka te bukur për t'i dërguar atij/ asaj, me mire mos i çoni asnjë mesazh".

Article Logic
Execution time: 0.0030539035797119