INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj shenjën tënde të HOROSKOPIT të të them se me kë shenjë nuk duhet të lidhesh

Më thuaj shenjën tënde të HOROSKOPIT të të them se me kë shenjë nuk duhet të lidhesh

Publikuar më: 23:19 19-07-2018

Kush është njeriu i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Këtu janë të gjitha shenjat që janë të papërputhshme me karakterin tuaj dhe nga e cila është më mirë të shpëtoni!

Dashi

Mos u lidh me një Bricjap.

Dashi thyen rregullat, bricjapi i bën rregullat. Do ndiheni të kritikuar për spontanitetin tuaj. bricjapi nuk ha dot një darkë pa bërë rezervimin më parë. Jeni të dy ambiciozë, por bricjapi është i martuar me punën. Me shumë se me ta, do nidheni sikur jeni lidhur me shefin e tyre.

Demi

Mos u lidh me një Ujor.

Juve ju pëlqejnë rregullat dhe traditat, por Ujori shëmbëllen më shumë me një robot. Në lidhje jeni të ngrohtë dhe të përzemërt, kurse ujori është një ndërthurje paradoksale logjike dhe rebelizmi dhe nuk ju vijnë pas avazi për shpenzimet tuaja luksoze. Gjërat mund të bëhen interesante në krevat, por në jetën e vërtetë? Lodhje trush!

Binjakët

Mos u lidh me një Akrep.

Loja e joshjes është interesante mes jush, po gjërat ndërlikohen kur tentoni të mbyllni marrëveshjen. Akrepi kërkon eskluzivitet dhe besnikëri pa u puthur akoma.

Gaforrja

Mos u lidh me një Shigjetar.

Ka një distancë të dhimbshme mes jush, nuk puqeni në asnjë cep. Ti hap zemrën dhe Shigjetari do këpusë ndonjë batutë, sepse nuk të kupton fare.

Luani

Mos u lidh me një Peshk.

Peshqit ëndërrimtarë do të bëjnë për vete, por nën këtë, peshqit janë depresivë dhe me luhatje humori. Do ta merrni personale dhe do të trembeni. Peshqit mund të bëhen të errët, të mos ju kthjnë më përgjigje dhe sa i takon parave, shpenzojë po aq sa ju. Nuk doni të futeni në borxhe apo jo?

Virgjëresha

Mos u lidh me një Peshore.

Takimet e para do të jenë magjike. Por ti kërkon siguri, Peshorja ia lë gjërat në dorë rastësisë, nuk janë të gatshëm të përkushtohen dhe as nuk duan të nxitohen. Do t’ju sosë durimi dhe do t’i jepni fund.

Peshore

Mos u lidh me një Virgjëreshë.

Duken si kombinimi ideal në fillim. Keni shije të ngjashme dhe të dy shijoni gjërat e mira të jetës. Pastaj do ndiheni sikur ju nxitojnë me kërkesat e tyre që të veproni dhe këshillat se si të përmirësoni veten. Virgjëresha është e lirë me këdo, përveç vetes dhe kur kthejnë syrin kritik mbi ju, mirupafshim kimi. Takimet e para do të jenë magjike. Virgjëresha kërkon siguri, Peshorja ia lë gjërat në dorë rastësisë, nuk janë të gatshëm të përkushtohen dhe as nuk duan të nxitohen.

Shigjetari: Mos u lidhni kurrë me një Akrep

Akrepi: Mos u lidhni kurrë me një Binjak

Bricjapi: Mos u lidhni kurrë me një Dash

Peshqit: Mos u lidhni kurrë me një Luan

Ujori: Mos u lidhni kurrë me një Dem

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283