INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse ndiheni gjithmonë dhe mënyrat për t’a evituar

Arsyet pse ndiheni gjithmonë dhe mënyrat për t’a evituar

Publikuar më: 23:32 17-03-2020

NDJESINË E URISË E PËRJETOJMË SHUMË SHPESH GJATË NJË DITE, POR KJO NUK DO TË THOTË QË VËRTET TRUPI YNË KA NEVOJË PËR USHQIM. NËSE NDIHENI GJITHMONË TË URITUR, KY ËSHTË NJË SINJAL QË PO JU KOMUNIKON DIÇKA TJETËR PËR METABOLIZMIN TUAJ. MË POSHTË DO TË LEXONI TETË ARSYET E MUNDSHME SE PSE NDIHENI TË URITUR.

Ju jeni dehidratuar: Pini një gotë me ujë dhe prisni 20 minuta për të parë nëse ndiheni vërtet të uritur. Gjumi i parehatshëm gjatë natës stimulon nivelet e gherlin, një hormon që shkakton ndjesinë e urisë. Nëse gjatë një dite merrni shumë karbohidrate të përpunuara, si buka e bardhë, ju po “holloni” sheqerin në gjak. Kjo gjë ju bën më të uritur.

Pas një dite të stresuar, shumë njerëzve u shkon mendja vetëm tek ushqimi. Ju nuk keni vërtet energji, por duhet të qetësoheni në forma të tjera. Keni nevojë për më shumë proteina: Ushqime të tilla, si kosi, vezët dhe mishi do t’ju ngopin për një kohë të gjatë. Nëse keni mungesa proteinash, do të ndiheni gjithmonë të uritur. Keni nevojë për më shumë yndyra, të cilat gjenden me shumicë tek avokadot, arrat etj., pra yndyra të shëndetshme.

Ju shmangni vaktet: Mundohuni të mos kalojnë më shumë se 4 ose 5 orë nga vakti në vakt.

Ju hani shumë shpejt: Truri juaj ka nevojë për kohë të mjaftueshme për të regjistruar ndjesinë e plotësisë, ngopjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723