INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me thuaj çfarë personaliteti ke, të të them çfarë parfumi duhet të përdorësh!

Me thuaj çfarë personaliteti ke, të të them çfarë parfumi duhet të përdorësh!

Publikuar më: 16:30 12-02-2020

Personalitete të ndryshme tërhiqen nga aroma të ndryshme, tregon një piskolog.

Xho Hemings shpjegon se si njerëzit zgjedhin në mënyrë të pandërgjegjshme një parfum, i cili reflekton karakterin e tyre apo personin që ata duan të jenë.

Ambiciozët preferojnë parfume me aroma druri, pasi ata janë të fuqishëm dhe zgjasin goxha dhe kjo shkon për shtat me karakterin e tyre të vendosur. Ndërsa njerëzit me mendime të forta zgjedhin aroma që të ndjellin oreksin që përkon me gjallërinë e tyre.

Ja ç’parfume ju shkon për shtat me personalitetin.

Parfumi më i mirë për një ambicioz

Meshkujt që duan të arrijnë majat zgjedhin Dior Sauvage, ndërsa femrat po aq ambicizoe zgjedhin Tom Ford Ëhite Patchouli. Ky lloj personaliteti preferon aroma drunore, të ngrohta, toke, me tonalitete lëkure, patchouli,etj. Ata kanë pritshëmri të lartë për veten dhe duan një parfum me performancë po aq të paharrueshme.

Dior Sauvage

Parfumi më i mirë për ata me mendime të forta

Për këta persona aroma oreks-njdellëse si DKNY Be Delicious për femrat, apo Guçi Guilty Pour Homme, për meshkujt janë zgjedhjet ideale. Nëse njeh një lider të lindur ose dikë më të ri, energjik, dhurojini një parfum me aroma pikante apo limoni, lime ose qitro.

DKNY Be Delicious
Aroma më e mirë për dikë shumë të hedhur

Caroline Herrera Good Girl, për femrat, dhe Tom Ford Noir, për meshkujt, janë zgjedhja më e mirë për një person të guximshëm që do të vihet re në turmë. Individë të tillë zgjedhin diçka seksi, sensual me përmbajtje vanilje, lulesh ekzotike dhe pikante. Personat që preferojnë parfume orientale priren të jenë ekstrovertë, shpirti I festive dhe të gatshëm gjithmonë të njohin njerëz të rinj.

Caroline Herrera Good Girl

Parfumi më i mirë për ata me shpirt të ndjeshëm

Aromat më femërore janë ato që tërheqin njerëzit e ndjeshëm. Shpesh me përmbajtje të ëmbla, lulesh si jasmine apo gardenia. Nëse dikush është romantik e i ndjeshëm, Daisy Marc Jacobs dhe Miss Dior janë ideale.

Miss Dior

Parfumi më i mirë për spontanët

Provoni një aromë të guximshme me tonalitete toke nëse jeni një tip spontan dhe provokues. Tom Ford Grey Vetiver dhe Elizabeth Arden Green Tea janë më idealët. Personat e gatshëm për tu argëtuar në çdo kohë zakonisht zgjehdin aroma të tilla toke.

Tom Ford Grey

Aroma më pak të këndshme për partnerin

Pavarësisht kësaj këshille, jo çdo parfum është një zgjedhje e mirë për këdo. Një studim britanik tregon që 71% e njerëzve nuk do të lidhej me dikë, parfumi i të cilit s’i pëlqen. Parfumet më pak të pëlqyera që duhet të shmangni janë: Avon Crystal Aura, Old Spice, Look Vera Wang, Lily of the Valley Yardley dhe Cartier Samos.

 

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771